Një raport i Kombeve të Bashkuara të lëshuar të mërkurën, thotë se Gaza mund të jetë e “pabanueshme” në më pak se pesë vjet, në qoftë se vazhdon gjendja e tanishme.
Në Konferencën e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim beri të ditur se bllokada tetë vjeçare ekonomike e Gazës si dhe sulmet e mëdha izraelite në territoret palestineze, e kanërrënuar Gazën.
GDP-ja e Gazës ka rënë prej 15% në vitin 2014 dhe papunësia ka arritur një rekord të lartë prej 44%, ndërsa 72% e familjeve kanë vështirësi të sigurojnë ushqim.
Sulmet kanë shkatërruar mundësitë për të eksportuar dhe prodhuar për tregun e brendshëm dhe nuk lënë mundësi për rindërtim, thuhet në raport. Raportu vuri në dukje se “ndalja e zhvillimit” në Gaza ka qenë përshpejtuar.
Izraeli dhe Egjipti kanë mbajtur një bllokadë ndaj Gazës që kur Hamasi mori kontrollin e territorit në vitin 2007.
Raporti i quan perspektivat ekonomike për vitin 2015 “t zymta” për shkak të situatës së paqëndrueshme politike, ndihma të reduktuara dhe ritme të ngadalta të rindërtimit.