Erdoan-Putin bisedojnë në telefon për Sirinë

Presidenti Erdoan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Putin kanë shkëmbyer mendime edhe në lidhje me takimin që do të realizojnë në Stamboll më 9 tetor me rastin e punimeve të Kongresit Botëror të Energjisë.

Pjesë e bisedës telefonike kanë qenë edhe projektet si ai i ndërtimit të centralit bërthamor në Akkuyu (të Turqisë) dhe gazsjellësi “Rrjedha Turke”. Në bisedën telefonike në fjalë u shpreh vendosmëria për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorë të ndryshëm.

Dy homologët gjithashtu kanë theksuar rëndësinë që ka intensifikimi i përpjekjeve për ndalimin e konfliktit të armatosur në Siri si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet problematike.

Artikulli paraprakRrëzohet avioni i Izraelit F-16 që bombardoi Gazën, vdes piloti
Artikulli vijuesRasti i Kumanovës, keqtrajtohen të akuzuarit, 15 kërkojnë ndihmë mjekësore