Mjeku Driton Jilta do të pranojë fajësinë për kontributin e dhënë gjatë operacioneve për transplantimin e veshkave në klinikën “Medicus”.
Këtë do ta bëjë sot para trupit gjykues. Ky pranim i fajit se ka kryer vepër penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore pritet t’i shpërblehet me dënim të vogël.
Jillta është njëri prej shtatë të akuzuarve në rastin “Medicus” në krye me urologun Lutfi Dervishi, shkruan Koha Ditore.
Ai ka marrë këtë vendim për pranim fajësie pasi prokurori kanadez Jonathan Ratel ka ndryshuar akuzën. Dy vjet më parë ishte akuzuar për trafikim me njerëz, krim të organizuar, ndërsa me aktakuzën e re të ndryshuar akuzohet për përdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
Jilta, i cili në vitin 2008 kishte punuar në OSBE si mjek, ishte akuzuar për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz./IO/kohaislame.com
You Might also Like
Opozita i përgjigjet njëzëri Thaçit: Je personi i fundit qe mund të kërkosh krijimin e unitetit
Në kohën kur Kosova po përballet me provokime të vazhdueshme nga shteti serb, presidenti i…
By
3 Min Read
VV ia merr degën NISMA’s në Ferizaj
NISMA për Kosovën ka mbetur edhe pa një degë tjetër. Dega e partisë së Fatmir…
By
0 Min Read
Shqipëria i kërkoi Indisë ta njohë Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti kërkoi nga India që ta njohë…
By
1 Min Read
Meta i kërkon Haradinajt të gjendet zgjidhje për demarkacionin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir…
By
2 Min Read
UDB: Kreu aktual politik i Kosovës ka punuar për Shërbimin Shtetëror Informativ?
Ish agjenti i Shërbimit Informativ të ish Jugosllavisë (UDB), Bozhidar Spasiq i njohur për qëndrimet…
By
4 Min Read
Vdes ushtari i FSK-së në një aksident trafiku
Në magjistralen Prishtinë-Shkup, në një aksident trafiku ka mbetur i vdekur ushtari i FSK-së Ramiz…
By
1 Min Read
