Nuk ka marrëveshje

Pas 14 orëve bisedimesh, një seri takimesh, nuk është arritur marrëveshje mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri serb, Ivica Daçiq, i cili ka theksuar se, kompetencat për asociacionin e komunave serbe ishin një bllok i madh pengues në raundin e tetë të bisedimeve me përfaqësuesit e Kosovës.

Ndërkohë, pritet që edhe kryeministri i Kosovës të paraqitet para medieve për të njoftuar opinionin se cfarë është biseduar në takimin e sotëm dhe cilat ishin pengesat për mos arritjen e një marrveshjejeve mes dy shteteve.

Së shpejti pritet edhe një njoftim për media nga Bashkimi Europian. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakPse u nervozuan serbët nga Hashim Thaçi?!
Artikulli vijuesRasti “Medicus”, mjeku pranon fajësinë