Reagim i FMSH mbi problemin e mbulesës së vajzave myslimane në Kosovë dhe deklaratave te presidentes Jahjaga
Me shqetësim të madh morëm vesh nga mediumet kosovare për deklaratat e fundit të presidentes Jahjaga mbi këmbënguljen për mos-lejimin e mbajtjes së mbulesës muslimane nga femrat në shkollat e mesme. Kjo është shkelje e hapët e të drejtave të njeriut në një kohë kur shoqëria shqiptare ka nevojë për një stabilitet të theksuar social tashti në prag të zgjedhjeve vendore në Kosovë. Ky është një qëndrim tejet diskriminues i presidentes Jahjaga dhe stafit të vet që e këshillon, duke mos marrë parasysh edhe shifrat dominuese demografike në Kosovë. Kjo tregon për shkurtpamësi të politikave sociale shtetërore dhe mos-dallimin e laicizmit nga ateizmi ekstrem. Në një vend ku edhe atmosfera dhe ajri që thithim është myslimane është me të vërtetë të përjetosh një absurd, ku një grup i vogël njerëzish që menaxhojnë shtetin dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile me të gjithë veglat e saj politike, financiare e shoqërore diskriminojnë shumicën myslimane. Prishja e ekuilibrave të brendshëm shoqërorë bën përgjegjës jo vetëm presidenten Jahjaga, por të gjitha hallkat shtetërore nga lart e deri poshtë. Shoqëria civile kosovare dhe në veçanti ajo myslimane duhet ta shohin me prioritet këtë çështje shumë të ndjeshme për ta futur në hullitë e zgjidhjes, duke ndërmarrë lëvizje të matura dhe efikase. Tashmë ka nevojë për një votë civile, ku të shfaqet hapur vullneti i qytetarit të thjeshtë. Njëkohësisht i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të vendosur në Prishtinë të tregojnë më shumë ndjeshmëri në këtë drejtim, dhe ky diskriminim të marrë fund. Po ashtu edhe ministri i arsimit Enver Hoxha duhet të marrë parasysh dëshirat dhe të drejtat e vajzave myslimane për t’u mbuluar dhe për të vazhduar njëkohësisht shkollimin.
You Might also Like
Mustafa shpreson të përfundojë “agonia” me Trepçën së shpejti
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në tryezën më titull “Ecuritë e Transformimit të…
By
Redaksia
4 Min Read
A zbutet Beogradi, a do të mund të ndryshohet platforma?
Nënkryetari i qeverisë serbe, Rasim Lajic deklaroi sonte se, kur ka të bëjë me Kosovën,…
By
Redaksia
1 Min Read
Kryetarët e komunave vazhdojnë të jenë jo transparentë
Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, thotë se vendimmarrja e kryetarëve të komunave vazhdon të…
By
Redaksia
2 Min Read
Zgjedhjet antikushtetuese
Serbia po vazhdon avazin e vjetër të organizimit të zgjedhjeve edhe në territorin e Kosovës.…
By
Redaksia
2 Min Read
Njolloset flamuri turk në Pejë, reagon Ambasada Turke
Qytetarët e Pejës kanë njollosur flamurin turk për herë të tretë në parkun “Karagaq”, i…
By
Redaksia
0 Min Read
Në Kosovë i ke 742 Xhami – Në Francë i ke mbi 2700
Në Kosovë ike 742 Xhami - Në Francë i ke mbi 2700 Shtëpitë ku besimtarët myslimanë…
By
Redaksia
1 Min Read
