Reagon Adnan Hyseni, e quan të pavërtetë raportimin e QKUK-së

0
170

Adnan Hyseni, vëllai i të ndjerit Avni Hyseni, që ndërroi jetë para 20 ditësh si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, ka reaguar ndaj komunikatës së lëshuar për media nga QKUK ku thuhej se personi në fjalë ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm.

Vëllai i të ndjerit e ka quajtur deklaratën e QKUK-së të pavërtetë duke shtuar se me këtë rast do të merret Prokuroria e Shtetit, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të familjes Hyseni:

“Ne si familje kërkojmë që QKUK të jetë me e qartë veçanërisht kur thuhet se mjekëve u lejohet që t’i heqin aparaturat pacientit pa i njoftuar familjarët”.

“Pra unë si vëllai i Avnisë kërkoj sqarim se cili ligj apo cili nen lejon këtë gjë dhe jo vetëm unë por edhe opinioni i gjerë, sepse këto janë deklarata publike nga institucioni publik siç është QKUK”.

“Kjo deklaratë e dhënë nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv është deklaratë e pavërtete dhe unë e përsëris që me këtë rast do të merret Prokuroria e Shtetit dhe ata do të vërtetojnë çdo gjë”.

“Kjo deklaratë bie në kundërshtim me vendimet e QKUK-së për shkarkimin e Naim Kuqit si shef i repartit të Intensives”.

“Pra ne si familjarë pyesim QKUK-në pse është shkarkuar Naim Kuqi, pasi që në komunikatën e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv thuhet se të gjitha procedurat janë respektuar”.

“Gjithashtu unë Adnan Hyseni e them me përgjegjësi të plotë se është e vërtetë që kam insistuar që ta siguroj një kopje të dokumentacionit të vëllait tim”.

“Doktor Naim Kuqi si shef i intensives dhe Argeta Gecaj – Gashi si doktoreshe kujdestare, nuk kanë pranuar që të ma dorëzojnë dokumentacionin kur unë i kam njoftuar se do ta paraqes rastin në Prokurori”.

“Nuk është e vërtetë se unë kam shkaktuar dhunë në repartin intensiv dhe këtë gjë do ta vërtetojnë kamerat në repartin e Intensives. Për këtë gjë do të kërkohen edhe deklaratat e policëve që kanë qenë prezent”.

“E gjitha do të dëshmohet në Prokurori kurdo që do të filloj ky rast sepse edhe vet shteti e ka obligim ndriçimin e këtij rasti të ish ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së, Avni Hysenit”.

Për t’u informuar më hollësisht rreth komunikatës të QKUK-së për rastin e të ndjerit Avni Hyseni, klikoni në linkun e mëposhtëm.