Reagon Ahmed Kalaja lidhur me shpifjet dashakeqe të Express për varrimin e babait të Mavraj

Nisur nga një titull në një rrjet social, që Babai i mbrojtësit të Kombëtares Mergim Mavraj përcillet me flamur arab është sa i pasaktë aq dhe dashakeqe. Raste të perseritura e cila dje nuk kurseu as ditën e varrimit, jashtë çdo tradite shqiptare, jashtë çdo tradite morale, jashtë çdo respekti e ndjeshmërie. Dua të bëj një sqarim: babai i Mergimit, njeri i urtë për të cilin kanë respekt i madh e i vogël, u varros duke u mbuluar me sexhaden e tij të faljes. Në varrezen e fisit Mavraj, ku në hyrje të varrezave valviteshin dy flamuj shqiptar. Ku qëndronin tre deshmorë të UÇK-së së familjes Mavraj. Mes loteve dhe lutjeve përcollëm këtë burrë të thjeshtë dhe njeriu në plagën e ndarjes nga jeta duhet të përballet dhe me shpifje të një natyre antikombetare të një portali i cili në minimumin moral duhet të kërkojë falje. Ne i bashkengjitemi me lutje dhimbjes së vëllait tonë dhe shikojmë me neveri shpifje të tilla dashakeqe dhe antikombetare. 
Zoti të prehte në paqe babai Mergimit…
Zoti u dhëntë sabër familjareve…
Zoti i shpërbleftë njerezit e shumtë të ardhur nga Shqiperia… 
Tradita e Islamit, tradita e shqiptarit është respektimi dhe lutjet për të vdekurin, ndjehemi krenar për ty Babai Mergimit, ndjehemi krenar për vëllain tonë Mergim Mavraj që i shërbeve me perkushtim babait.
Të Zotit jemi tek Ai do të kthehemi…
Artikulli paraprakGjermania me Bankë Islame
Artikulli vijuesGjermania me Bankë Islame