Slovenia nuk ka kërkuar nga Maqedonia që të mbyll kufirin me Greqinë, thuhet në reagimin e dërguar tek mediat nga ana e ambasadës sllovene në Shkup.
‘’Indikacionet se ne kemi bërë atë për shkak të vështirësive në hekurudhat sllovene janë të gabueshme. Komunikacioni hekurudhorë në Sloveni po zhvillohet pa ndërprerje, ashtu ka qenë edhe në ditët më parë. Nëpër hekurudha nuk ka po edhe nuk ka pasur ndalesa që do të mund të vështirësonin komunikacionin hekurudhorë a Hekurudhat e Slovenisë edhe më tej sigurojnë transport pa problem të emigrantëve’’, thuhet në reagimin e ambasadës sllovene, njofton Zhurnal.
Më tej sqarojnë se Slovenia vazhdimisht ka kërkuar një zgjidhje të përgjithshme europiane për emigrantët pasiqë marja e vendimeve të njëanshme nuk e zgjidhin këtë problem me ndalesën e emigrantëve.