Pas gjetjes së një bombe në xhaminë e Drenasit ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Nëpërmjet një komunikate BIK thotë se gjetja e eksplozivit në ambientet e xhamisë së Drenasit, ditën e premte në kohën e namazit të xhumasë, kur prania e besimtarëve është më e madhe se çdo ditë tjetër, paraqet një akt të papranueshëm dhe me elemente që qojnë në akte terroriste e që për qëllim kanë futjen e frikës, ushtrimin e dhunës, terrorit e shkatërrimit.
“Aktet të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet dhe predikimet e fesë islame dhe as me traditën e popullit tonë, ndaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të përgjegjshëm dhe më të vëmendshëm për të garantuar jetën e qytetarëve të vendit, pronës së tyre dhe për të ruajtur e garantuar veprimin dhe funksionimin e institucioneve publike e fetare”, thuhet në reagim.
Sipas BIK-ut xhamitë janë vend për adhurim, falje e lutje ku besimtarët gjejnë prehje shpirtërore dhe si të tilla duhet trajtuar në mënyrë meritore e jo për dhunë terror e frikë.
“Dënojmë ashpër aktin në fjalë, dhe njëkohësisht kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të zbulojnë autoret dhe motivet e këtij aktit të shëmtuar dhe të tillët të vihen para drejtësisë”.
You Might also Like
Del në dritë Prishtina e vjetër (video)
Në përpjekjeke për të ndërtuar Prishtinën e re zbulohen gjurmët e “Çarshisë së Vjetër” të…
By
2 Min Read
Presidentja e “shkeli” Kushtetutën
Presidentja Atifete Jahjaga ka rrezikuar mandatin me rastin e emërimit të Blerim Shalës koordinator të…
By
1 Min Read
Marrëdhëniet politike Kroaci-Shqipëri, shembull në rajon dhe Evropë
Presidenti shqiptar Bujar Nishani u takua sot në Pallatin Presidencial me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç.…
By
2 Min Read
Arbër Zeneli tregon arsyen pse e braktisi Suedinë për Kosovën
Arbër Zeneli ka ndërruar ambient në afatin kalimtar të janarit duke zgjedhur të vazhdojë karrierën…
By
2 Min Read
Erdogan: Kurrë nuk i kemi parë vëllezërit kurdë si të huaj
"Ne asnjëherë nuk i kemi parë vëllezërit kurdë si të huaj, por ashtu si shikon…
By
2 Min Read
Mulla Osmani në arrest shtëpiak
Mulla Osman Musliu, imam në xhaminë e Drenasit dhe vëllai i tij Liman Musliu, dy…
By
1 Min Read
