Presidentja e “shkeli” Kushtetutën

Presidentja Atifete Jahjaga ka rrezikuar mandatin me rastin e emërimit të Blerim Shalës koordinator të dialogut politik Kosovë-Serbi.

Ekspertë për çështje juridike konsiderojnë se emërimi i Shalës nuk ka mbështetje as kushtetuese e as ligjore, ndërkohë që anëtarë të Gjykatës Kushtetuese konfirmojnë se “rasti Shala” përbën bazë të mjaftueshme për t’u trajtuar si lëndë e Kushtetueses.

Të parët pretendojnë se presidentja nuk e ka pasur parasysh faktin se Shala, si deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk ka të drejtë të pranojë detyra nga ekzekutivi, ndërsa të dytët rezervohen të japin interpretime, nën arsyetimin se këtë gjë do ta bëjnë vetëm në rast se lënda vjen në Gjykatë.

E një lëndë të kësaj natyre në Kushtetuese mund ta ngrenë 30 deputetë ose Avokati i Popullit.

Qëndrim të njëjtë me ekspertët juridikë ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai ka thënë se Shala është dashur me kohë të përcaktohej se cilin funksion dëshiron ta ushtrojë, pasi e ka pasur të qartë se Kushtetuta nuk i jep të drejtë të ushtrojë detyra ekzekutive.kohaislame

Artikulli paraprakKosovën e njohën 11 shtete këtë vit
Artikulli vijuesKoreja e Veriut mund të godasë SHBA-në