Reagon Davutoglu: Rusia të bombardojë ISIS-in jo civilët

Kryeministri Ahmet Davutoglu, reagoi ndaj sulmeve kundër turkmenëve të Bayırbucak në Siri.

Kryeministri Davutoglu, bëri të ditur se pas informacionit se avionët rusë janë përfshirë në sulme, ambasadori i Federatës Ruse në Ankara Andrey Karlov është thirrur në ministrinë e jashtme turke.
Kryeministri Ahmet Davutoğlu, reagoi ashpër ndaj Rusisë e cila është duke bombarduar fshatrat turkmene.
“Nëse Rusia me ekzistencën ushtarake do të kryejnë bombardime, ti kryejnë ato ndaj ISIS-it. Por nëse do të shkaktojë masakra ndaj civilëve në kufirin e Turqisë, dhe nëse shkakton valë të reja refugjatësh, atëherë të gjithë ata që kontribuojnë në këtë çështje do të jenë përgjegjës” tha Davutoglu.
Kryeministri turk tha se me pretendimin se po lufton kundër terrorit, askush nuk mund të bëjë legjitime masakrat ndaj turkmenëve, arabëve dhe kurdëve të Sirisë. Duke përfshirë të gjitha sulmet, përfshi edhe ato të fundit ndaj civilëve, regjimi sirianë ka treguar qartë se sa i përgjakshëm dhe barbar që është.
Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç në lidhje me këto sulme tha: “Aktet e palës ruse nuk janë luftë kundër terrorizmit, por janë bombardime kundër fshatrave turkmenë dhe kjo mund të çojnë në pasoja serioze. Këtë ja kemi komunikuar edhe ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, i cili u thirr në Ministri dhe ju bë e ditur se operacionet duhet të marrin fund menjëherë”.

Artikulli paraprak“The Guardian” : ISIS u krijua në një burg amerikan!
Artikulli vijuesJa çfarë raporte ditore publikonte Franca mbi pushtimin e Algjerisë