Zekiri: Nuk ka asnjë rrezik nga federalizimi

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Muhamed Zekiri, nga LSDM-ja ka deklaruar se nuk ka asnjë rrezik nga federalizimi.

“Nuk ka asnjë rrezik nga federalizimi. Maqedonia është dhe do të jetë një shoqëri për të gjithë qytetarët. Puna e dygjuhësisë është e vendosur nga marrëveshja kornizë dhe e vendosur me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zekiri.
Ai në këtë intervisët tha se LSDM-ja është në koalicion me qytetarët dhe do të vazhdojë të jetë, por gjithashtu është e hapur edhe për bashkëpunim me partitë më të vogla shqiptare.

Artikulli paraprakVendi ku arsyetohet dhuna në familje
Artikulli vijuesShqipëri-Kosovë, historia që po çohet dëm