Reagon hoxhë Bekir Halimi pas fyerjes së Ibrahim Kelmendit

Pas rastit të fundit ku Ibrahim Kelmendi fyen Pejgamberin Muhammad (Paqja e Zotit qoft mbi te) Reagon hoxha I Shkupit Bekir Halimi
 
Në vendet tona shpesh herë myslimanët janë akuzuar me pretekstin që po bëjnë urrejtje fetare, aq larg kanë shkuar sa ka pasur edhe të arrestuar për këtë çështje. Ndërsa ndodh që shumë fytyra publike e sidomos ato nga skena politike të fyejnë rënd Myslimanët dhe askush nuk jap llogari për këtë, kujtojmë rastin e fundit, fyerjen ndaj Pejgamberit Muhamed (Paqja e Zotit qoftë mbi të) nga Ibrahim Kelmendi
 
Si e komentoni këtë?
Është mëse e vërtete se muslimanët jetojnë si në kohen e mesjetës, pa të drejtat e tyre elementare. Ka diskriminim në punësim, diskriminim në arsim, diskriminim para ligjit, në lirinë e lëvizjes dhe sjelljen ndaj tyre në pikëkalimet kufitare, e të mos flasim për trajtimin qe ja bëjnë mediat. Krejt kjo tregon se ata që qeverisin me shtetin akoma kanë mentalitet të njëmendësisë dhe nuk janë të edukuar për të jetuar në diversitet, sidomos jo me muslimanët. Kjo qasje diskriminuese e fragmentarizon shoqerinë tonë dhe e dëmton rëndë këtë zhvillim edhe aq të vogël që e kemi në ndërtimin e shtetit.
 
 
Intervistoi Dardan Sinanaj
Artikulli paraprak“Xhihad nuk do të thotë të vrasësh njerëz të pafajshëm, e aq më pak musliman”
Artikulli vijuesOFICERI ITALIAN PRANON ISLAMIN