Reagon Hoxhë Bledar Haxhiu ndaj portaleve Islamofobe

Hoxhë Bledar Haxhiu

 

‪#‎Reagim‬

Duke marë shkas nga publikimi i datës 11 Maj që kishte bërë një portal i quajtur “Feja e Shqiptarit është Europa” i një videoje -të bërë në 2008- dhe një shkrimi që kishte publikuar gazeta Express e Berat Buzhalës rreth meje ku dhe këta të fundit publikuan të njëjtën video, e ndiej veten të detyruar të bëj këtë reagim.
Si portali dhe gazeta në fjalë duket qartë që kanë ndjenja islamofobie të tejskajshme, ku nxisin një urrejtje të theksuar ndaj Islamit dhe figurave të fesë Islame në trevat Shqiptare.
Qëllimet e tyre kapërcejnë çdo dashakeqësi, të cilët me anë të mashtrimit dhe manipulimit të qartë përpiqen që ti shfaqin muslimanët si njerëz të prapambetur, demode, jashtë realitetit dhe aq më keq si një pjesë e huaj e shoqërisë Shqiptare; edhe serbët do ti kishin zili për atë që bëjnë!
Le të kthehemi ke videoja. Si portali ashtu edhe gazeta lozin me titujt, si për ta bërë atë më interesant; se ç’më kujton ato titujt të cilët sapo i hap të mbushin kompjuterin a aparatin e celularit me një mal me viruse!
Edhe këta ja kanë marë dorën kësaj pune, janë bërë mjeshta për manipulime.
Portali dhe gazeta e kanë servirur videon si prodhim i 2016, nderkohë që kjo nuk është e vërtetë.
Portali dhe gazeta manipulojnë dhe thonë atë që nuk e kanë dëgjuar në këtë video, pra gënjejnë se gjoja shikimi i futbollit është i ndaluar e më keq akoma se të çon në zjarr!
Ata në realitet nuk merakosen shumë se ç’nden e mendon dikush për futbollin, ajo që u intereson atyre është të peshkojnë ndonjë lajm me të cilin mund të manipulojnë masat dhe si pasojë të ngacmojnë ndjenjat e tyre kundër muslimanëve duke shtuar kështu dozën e Islamofobisë!
Ata përpiqen të baltosin gjoja se muslimanët nuk janë atdhetarë, nuk e duan kombin, a kombëtaren! Nuk e di se kush i fryn se me manipulime të tilla do të arrinë të baltosin Islanin!
Videoja në të cilin unë përcjell atë mesazh ka qënë në vitet 2008, pra në një kohë ku kampionati Europian ishte pikërisht në muajin e Ramazanit. Pra atje ka thjesht mesazh për angazhim rreth asaj që është më e dobishme, për shpenzimin e kohës dhe pasurisë në diçka që ka më shumë vlerë.
Pra në atë dy-tre minuta mesazh nuk thuhet asnjëherë që është e ndaluar shikimi i Europianit, porse buzhalët e sishokët e tij kanë ngritur flamurin e manipulimit, urrejtjes dhe Islamofobisë.

Tashmë është bërë e modës që portalet dhe mediat Islamofobe të gjuajnë lajme të tilla, ky titull manipulues sështë as e para dhe as e fundit që ata bëjnë, por me këtë formë nuk i shërbejnë aspak atdhetarizmit, stabilitetit dhe bëries emër!

Jeta vazhdon.

Artikulli paraprakVazhdojnë vështirësitë e refugjatëve nëpër kampet e improvizuara të Greqisë
Artikulli vijuesBisedime për vazhdimin e mandatit të EULEX-it