Si t’ia largoni fëmijës shprehinë e sharjes?

Edhe nëse në familjen tuaj nuk përdoren fjalët e ndyra, fëmija mund ta marrë këtë fjalor nga shoqëria. Detyra juaj si prind është t’ ia largoni këtë shprehi të keqe dhe ja se si mund ta bëni këtë:

Vogëlushët, sigurisht, nuk e dinë domethënien e shumë fjalëve që fillojnë t’i ‘hedhin’ në fjalorin e tyre, e kështu as sharjet. Për këtë secili reaksion i shpejtë; e qeshura, kritika e ashpër, vëmendje e theksuar mund të përkeqësojë situatën dhe ta bëj fëmija të vazhdojë me sharje.

Më së miri është që fëmijëve me të mirë t’i tregoni që nuk është mirë ajo që ai ka thënë, p.sh t’i themi që i hidhëron njerëzit përreth, që gjithmonë t’ju pyes nëse nuk e din domethënien e fjalës.

Theksoni fëmiiut që askush në shtëpi nuk përdor aso fjalësh. Fëmijët edhe pse nuk i kuptojnë fjalët, e kanë kuptuar (nga kushdo që e kanë mësuar) që përdoret (zakonisht) në raste nervoze apo frustrimi. Andaj duhet t’u tregoni mënyra tjera se si t’ia bëjnë me hidhërim, që është në rregull të jetë nervoz, por nuk bën të thotë fjalë të pista.

Nëse vazhdon me këtë sjellje, mund të provoni ta injoroni, derisa fëmiut nuk i mërzitet, apo kohë pas kohe t’i thoni që nuk është në rregull dhe që do ta dënoni nëse vazhdon kështu. Mos provoni ta pyesni ku e ka mësuar këtë fjalë, kush i ka thënë, sepse jo gjithmonë e dëgjon nga njerëz. Vogëlushi juaj me siguri nuk kujtohet ku e ka dëgjuar, sepse aty janë TV, këndet e lojërave, fëmijët tjerë, …të gjithë këta mund të jenë ‘bartësit’.

Shikoni fëmijën tuaj dhe rrethin e tij dhe ndoshta e gjeni ‘burimin’. Ju mbetet fikja e televizionit apo ndërrimi i kanalit kur fillojnë sharjet, kontroll më e kujdesshme e shokëve me të cilët shoqërohet, sigurisht, ruajuni edhe çfarë flisni. Nëse bashkëshorti juaj apo ndokush nga familja shan e gjitha kjo bie në ‘ujë’.

Artikulli paraprakShqipëria shton masat në Kapshticë dhe Qafë-Thanë
Artikulli vijuesLavrov: Europianët duhet të lënë anash lojrat gjeopolitike