Reagon kryeministri Haradinaj për ndalimin e dy ushtarëve të FSK-së nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në Facebook ka thënë se ndalimi i pjesëtarëve nga komunitetet pakicë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga autoritetet serbe është i papranueshëm.

Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, ndonëse ka shtuar se raste te tilla kujtojnë kohën e regjimit të Millosheviçit.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviç. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviçit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar Haradinaj.

 

Artikulli paraprakI dyshuari për mishin e prishur në Pejë: Mishin kam pas me ja qit qenit
Artikulli vijuesQeveria nis planifikimet për autostradën e Dukagjinit