Policia e Kosovës ka reaguar në publikimin dhe shpërndarjen në media të ndryshme në Kosovë, të një shkrimi botuar sot me në Radion Evropa e Lirë, ku vendi ynë paraqitet si “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit.
Policia e Kosovës ka rikonfirmuar se që nga shtatori i viti të kaluar nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur grupeve terroriste në Siri apo Irak. Ndërsa, nga komuna e Kaçanikut, që nga qershori i vitit 2014, nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur apo edhe ka tentuar të iu bashkëngjitet grupeve terroriste në zonën e konfliktit.
Ky sqarim i Policisë së Kosovës vjen, si thuhet, pas disa shkrimeve nëpër media, ku Kosova paraqitet si“fabrikë” exhihadistëve të Ballkanit.
Në vazhdim po e japim të plotë reagimin e Policisë së Kosovës:
Duke iu referuar publikimit dhe shpërndarjes në media të ndryshme në Kosovë, të një shkrimi botuar sot me datë 28.06.2016 në Radion Evropa e Lirë, ku Kosova paraqitet si “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit, Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se: Lajmi i publikuar nuk paraqet gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligj zbatuese, duke përfshirë edhe arrestimin e personave, që merreshin me rekrutim, si dhe të atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, sensibilizimi apo vetëdijesimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës si te nivelit qendror dhe lokal, dhe shoqërisë në përgjithësi, ka rezultuar që sot kemi një gjendje krejt ndryshe krahasuar me dy vite me parë. Pra, rikonfirmojmë se; që nga shtatori i viti të kaluar nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur grupeve terroriste në Siri apo Irak. Ndërsa nga komuna e Kaçanikut, e cila sipas shkrimit paraqitet si “krye qendër e xhihadizmit në Ballkan”, qe nga qershori i vitit 2014 nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur apo edhe ka tentuar të ju bashkëngjitet grupeve terroriste në zonën e konfliktit.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë