Policia e Kosovës ka reaguar në publikimin dhe shpërndarjen në media të ndryshme në Kosovë, të një shkrimi botuar sot me në Radion Evropa e Lirë, ku vendi ynë paraqitet si “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit.
Policia e Kosovës ka rikonfirmuar se që nga shtatori i viti të kaluar nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur grupeve terroriste në Siri apo Irak. Ndërsa, nga komuna e Kaçanikut, që nga qershori i vitit 2014, nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur apo edhe ka tentuar të iu bashkëngjitet grupeve terroriste në zonën e konfliktit.
Ky sqarim i Policisë së Kosovës vjen, si thuhet, pas disa shkrimeve nëpër media, ku Kosova paraqitet si“fabrikë” exhihadistëve të Ballkanit.
Në vazhdim po e japim të plotë reagimin e Policisë së Kosovës:
Duke iu referuar publikimit dhe shpërndarjes në media të ndryshme në Kosovë, të një shkrimi botuar sot me datë 28.06.2016 në Radion Evropa e Lirë, ku Kosova paraqitet si “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit, Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se: Lajmi i publikuar nuk paraqet gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligj zbatuese, duke përfshirë edhe arrestimin e personave, që merreshin me rekrutim, si dhe të atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, sensibilizimi apo vetëdijesimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës si te nivelit qendror dhe lokal, dhe shoqërisë në përgjithësi, ka rezultuar që sot kemi një gjendje krejt ndryshe krahasuar me dy vite me parë. Pra, rikonfirmojmë se; që nga shtatori i viti të kaluar nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur grupeve terroriste në Siri apo Irak. Ndërsa nga komuna e Kaçanikut, e cila sipas shkrimit paraqitet si “krye qendër e xhihadizmit në Ballkan”, qe nga qershori i vitit 2014 nuk ka asnjë person i cili iu është bashkangjitur apo edhe ka tentuar të ju bashkëngjitet grupeve terroriste në zonën e konfliktit.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë
You Might also Like
Zbulohen 12 refugjat iranian në Negotinë, kanë ikur nga Republika Islamike e Iranit
- Në veturën e tipit “folksvagen sharan” me tagra nga Shkupi, dje rreth orës 13…
By
1 Min Read
Fara e zezë, ilaç që shëron shumë sëmundje
1.Shërimi i problemeve të zemrës:Merrni 1/2 lugë vaj të fares së zezë të përzier me…
By
2 Min Read
KS i OKB-së i bën thirrje Sirisë për armëpushim gjatë festës
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Sirisë dhe grupeve rebele…
By
1 Min Read
9 gjermanë të vdekur në sulmin e Stambollit
Në sulmin terrorist që goditi Stambollin në paraditen e së martës, nga ku mbetën të…
By
2 Min Read
Pse Serbia në vitin 1958 i dha Kosovës komunën e Leshanit dhe pse Kosova po u jep territor fqinjëve të saj?
Kosova gjatë historisë së saj të organizimit administrativ dhe territorial, kishte humbur vazhdimisht territor. Serbia…
By
6 Min Read
Shala: Nëse Qeveria kërkon, ne do ta rrëzojmë murin në veri
Çështja e murit të Mitrovicës i cili është ndërtuar në dhjetor të vitit të kaluar…
By
2 Min Read
