Rebelët huthi marrin kontrollin e konsullatës ruse në Aden

Ndërkohë që vazhdon kaosi në Jemen, televizioni panarab ”Al Arabiya” njoftoi se milicia e rebelëve shiitë huthi morën nën kontroll konsullatën ruse në Aden.
 
”Në çatinë e ndërtesës ata kanë vendosur snajperë, të cilët qëllojnë kundër armiqve të tyre”, shtoi ky televizion.
Ndërkohë, vazhdojnë sulmet ajrore saudite për të goditur ushtarakët rebelë në periferi të Adenit, në kryeqytetin Sana, në provincën Saada dhe në Hejja, në kufirin mes Jemenit dhe Arabisë Saudite.
Artikulli paraprakTurqia evakuon edhe 7 nënshtetas së Kosovës nga Jemeni
Artikulli vijuesBill Gates përshëndet punonjësit për 40-vjetorin e Microsoftit