Erdogan: Evropianët le ta luftojnë Islamofobinë

0
161

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka porositur bashkimin Evropian se është koha që të ballafaqohet dhe të luftojë islamofobinë, në vend që t’i mbajë leksione Turqisë për demokracinë.
Në fjalën e tij para ambasadorëve të Turqisë nëpër botë, që ishin tubuar të martën në Ankara, ai tha se ata duhet të ndjekin politikën e jashtme të sigurt, në mënyrë që të paraqesin “Turqinë e re” të fuqishme e me plot vetëbesim nën udhëheqjen e tij, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Erdogan ftoi BE-në që “të rishqyrtojë politikën e vet ndaj Turqisë” dhe e akuzoi atë për zvarritje kur bëhet fjalë për kërkesën e Turqisë për anëtarësim në Unionin Evropian.

Presidenti turk tha gjithashtu se dukuritë raciste, diskriminuese dhe islamofobia janë në rritje në Evropë dhe se çdo ditë e më shumë po fitojnë simpati në shoqëritë perëndimore.

“Islamofobia – për të cilën vazhdimisht tërheqim vërejtjen dhe paralajmërojmë – paraqet kërcënim serioz për Evropën”.
“Në qoftë se kjo çështje nuk merret seriozisht sot dhe nëse popullizmi i pushton politikanët evropianë, BE dhe vlerat evropiane do të vihen në pyetje”, shtoi Erdogan.

Ai akuzoi edhe mediet perëndimore për përpjekje që ta paraqesin Turqinë si vend jo demokratik. Erdogan.