Referendumi në Egjipt në dhjetor – Projektkushtetuta synon forcimin e sheriatit

Për ditë me radhë opozita proteston kundër presidentit Mursi. Tani Vëllazëria Myslimane po demonstron forcën duke mobilizuar simpatizantët e vet. Pas dy javësh Mursi do që të votohet për kushtetutën e re.
Pas protestave të ashpra të kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Mursi levizjet islame kanë demonstruar forcën. Miliona simpatizantë të kreut të shtetit vërshuan në Kairo në mbështetje të kursit të tij. Egjiptianët pas dy javësh më 15 dhjetor duhet të votojnë për kushtetutën e re, e cila i jep më shumë peshë ligjit të sheriatit dhe krerëve fetarë islamikë, siç deklaroi Mursi të shtunën (01.12.2012) në Kairo. Shumica e nevojshme në vend për miratimin e projektkushtetutës konsiderohet si e sigurtë.
Për demonstratën përpara Universitetit të Kairos kishin bërë thirrje Vëllazëria Myslimane si dhe mbi 20 parti e lëvizje nga spektri myslimane, ndër to edhe selefistët. Deri në zgjedhjen si president Mursi bënte pjesë në Vëllazërinë Myslimane.

Matje forcash në Egjipt
Me pankarta e sllogane si “Pastroni vendin – ne jemi me ty, udhëheqësi ynë“, afër 5 milion demonstrues shprehën përkrahjen për dekretet e presidentit Mursi, përmes të cilave shfuqizohet gjykatat supreme dhe kushtetuese. Njëkohësisht ata mbështetën projektkushtetutën, e miratuar me nxitim nga asambleja kushtetutese e dominuar prej Vëllazërisë Myslimane dhe selefive. Projektkushtetuta i garanton një rol të veçantë te sheriatit, së drejtës islamike. “Populli do ligjin e Zotit” dhe “Kurani është kushtetuta jonë”, kjo është përmbajtja e slloganeve të demonstruesve. Në valën e manifestimit gjeti vdekjen një person dhe mbi 20 të tjerë u plagosën, pasi u rëzua një pemë, ku ata ishin ngjitur për të demonstruar.
Nga ana tjetër e Nilit ndërkaq dhjetra deri ne qindra kundërshtarë të Mursit vazhdonin protetstën në sheshin Tahrir.  Ata kërkojnë tërheqjen e dekreteve dhe e refuzojnë kushtetutën me orientim islamik.

Opozita proteston kundër kushtetutës në sheshin Tahir
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle shprehu shqetësim për zhvillimet në egjipt. Gazetës së të dielës “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung” (FAS) politikani liberal-demokrat (FDP) i tha, se procesi i kushtetutës në Egjipt rrezikon ta përçajë shoqërinë. Eshtë problematike, që grupe të rëndësishme shoqërore si laikët dhe të krishterët e ndihen të përjashtuar. Bazë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe paqësor në Egjipt mund të jetë vetëm „një kushtetutë me orientim pluralist“, thekson Westerwelle.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, bëri thirrje që të ushtrohet presion politik ndaj Mursit. “Bashkimi Evropian duhet të bëjë prerazi të qartë, se pa demokracinë pluraliste në Egjipt nuk do të ketë as bashkëpunim ekonomik dhe as politik“, thekson po për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung” politikani socialdemokrat.

Artikulli paraprakSot: Dita Botërore kundër varfërisë
Artikulli vijuesFMSH i mbledh të gjithë Familja dhe mësimbesimi