Refugjatët në kufirin Greqi-Maqedoni rrihen në mes vete për bukë dhe ndihma (Video)

Këtë javë “Ruta ballkanike” u mbyll tërësisht, duke lënë mijra emigrant në zonat asnjëanëse mes kufijve, të bllokuar mes shiut dhe baltës. Situata e refugjatëve të bllokuar në korridorin ballkanik sa vjen e rëndohet, por në Bruksel ka mosmarrëveshje mbi hapat që duhen hedhur në vazhdim.
Pengesat juridike sipas mediave botërore, bllokojnë ndihmën humanitare dhe në zgjidhjen e ngërçit nuk ndihmoi shumë as takimi i fundit i ministrave të brendshëm te BE-së. Vullneti i mirë nuk mungon, megjithatë  rezultatet nuk shihen ende. E kur politika nuk merret vesh, në ndihmë vijnë shoqatat humanitare.
“Mungojnë ilacet dhe Kryqi I kup po ndihmon në këtë drejtim. Në shumicën e kampeve përgjatë rutës ballkanike, refugjatët mund të hanë edhe 3 herë në ditë , por ka migrant  edhe që ankohen se ju jepet cdo ditë ushqim I thatë dhe I njejtë. Aktivitët tanë në këto vende po punojnë që migrantët të marrin trajtimin adekuat”, tha Caroline Haga, nga kryqi i kuq ndërkombëtar.
Pritet që shumë gjëra të zbardhen në takimin e javës që vjen, por marrë parasysh mosmarrveshjet e mëdha, edhe këto pritje nuk duken shumë optimiste.
Sipas planit për të cilin diskutuan të hënën e kaluar vendet e BE-së dhe Turqia, të gjithë refugjatët e parregullt, duhet të kthehen mbrapsht.
Por Ankaraja kërkoi me këmbëngulje që për çdo refugjat të parregullt që do të kthehet, BE të pranojë një refugjat me dokumente të rregullta. Ne selektimin e BE-së sipas rregulsisë së dokumenteve ka shumë paqartësi.
Marrë parasysh se refugjatët janë larguar me pak rroba me vete për shkak të luftimeve të ashpra në vendet e origjinës, është afër absurdit të mendosh se edhe refugjatë që vërtetë vijnë nga zonat e luftës, kanë dokumente me vete. Këtu shtohet edhe numri I atyre që përfitojnë nga situate në vende të tjera, për tu hequr si refugjatë lufte.
Kërkesa për dokumente të rregullta, ka bërë që në Greqi të lulëzojë biznesi I falsifikimit të këtyre dokumenteve. Për ata që nuk kanë para për një pasaportë fallco, rruga e vetme mbetet ajo mes detit dhe vendeve që I kanë mbyllur kufijtë, e kjo bën që refugjatët, me gra e fëmijë me vete, të rrezikojnë edhe jetën.
Edhe javën që lamë pas , pamë refugjatë të mbytur që shpresonin se mund të gjenin një kufi të hapur në rutën ballkanike për të vazhduar më tej. Me mbylljen e kufirit edhe në Maqedoni  kanë mbetur 1500 refugjatë.
Nuk ka një përgjigje konkrete nga kompetentët se çfarë do të bëhet me ta, pasi tanimë të gjithëve u ka skaduar leja 72 orëshe për të kaluar përmes Maqedonisë. Kampet e pranimit janë plot. Plot janë edhe zonat ndërkufitare me njerëz të dëshpëruar që nuk dinë më nga të shkojnë.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1283051501711223/

SHPËRNDAJE

Facebook
Twitter

S’KA KOMENTE

Artikulli paraprakBE-ja 50 milionë euro ndihmë për Maqedoninë për krizën me refugjatët
Artikulli vijuesKëto nëntë shtete kanë armë nukleare