Uragani shkatërrues godet Uruguajin, të paktën katër të vdekur

Të paktën katër persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën në uraganin shkatërrues që goditi pjesët jugperëndimore të Uruguajit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e shtetit jugo-amerikan të Uruguajit bënë të ditur se të paktën katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë frikë se nën rrënoja ka ende njerëz të ngujuar.

Uragani më rëndë goditi qytetin Dolores, ku disa ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa janë plagosur rëndë të paktën shtatë vetë, duke përfshirë dy fëmijë.

Artikulli paraprakIdomeni, një numër i refugjatëve pranojnë të transferohen në kampet tjera
Artikulli vijuesHaxhiu i parë i Llapit, në vitin 1932 pritet nga kolona e gjatë 15 kilometra