Një refugjatë ka tentuar që të vetëdigjet në rajonin e pikës kufitare greko-maqedonase, Idomeni, njofton agjencia ANA-MPA, transmeton Portalb.
Agjencia ka lajmëruar se gruaja me kohë është parë nga refugjatë të tjerë dhe kanë arritur që ta ndalojnë, qëllimin për t’u vetëvrarë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, refugjatja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka rënë në krizë nervore. Ajo është vendosur në një tendë të organizatës “Mjekë pa kufijtë”, ku menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore. /Portalb