Fatëkeqësi: Ky është bilanci i sulmit në Lahore

Së paku 65 njerëz janë të vrarë dhe mbi 300 të plagosur në shpërthimin që ndodhi në një park publik në lindje të Pakistanit në Lahore.

Grupi i talibanëve Jammat ul Ahra ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se donin të vrisnin të krishterët raporton Independent.

Bomba u detonua në mbrëmje sipas orës lokale ku shumë familje të krishtera ishin duke vizituar parkun Gulshan-e-Iqbal për të festuar Pashkët.

Shpërthimi ndodhi kur ato po largoheshin nga parku, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

50 nga viktimat janë fëmijë./KohaIslame

Artikulli paraprakTjetër sulm terrorist, 38 të vrarë dhe qindra të plagosur
Artikulli vijuesKameron: Britania është ndërtuar mbi vlerat e Krishtera