Nga sulmet ajrore të ndërmarra në qendër të qytetit Idlib dhe në rajonin Eriha, zona këto të kontrolluara nga opozitarët në veriperëndim të Sirisë kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 28 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdülkerim Ahdar, një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Idlib i cili ka folur për gazetarin e AA-së , ka deklaruar se avionët luftarakë të regjimit të Bashar al Asadit kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në qendër të Idlibit. Ahdar ka theksuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 14 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë.