Regjimi sirian bombardon një lagje të Halepit, 7 të vdekur

Në sulmin me bomba fuqi që kreu regjimi sirian në Halep, ndaj rajonit nën kontrollin e opozitarëve humbën jetën 7 persona nga e njëjta familje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, zyrtari i Mbrojtjes civile në qytet, Ibrahim Ebu Leys bëri të ditur se një helikopter ushtarak i regjimit ka bombarduar me bombë fuqi lagjen Halepi i Vjetër i cili është nën kontrollin e opozitarëve. Ai shtoi se nga sulmi me bombën fuqi u vranë 7 persona nga e njëjta familje dhe se një numër i madh i njerëzve janë plagosur.

Ebu Leys theksoi se shtëpia e cila ka qenë në shënjestër, nga sulmi është shkatërruar plotësisht dhe se shumë shtëpi në afërsi janë dëmtuar. Ai tha se ekipet e Mbrojtjes civile janë duke punuar për të arritur tek njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja.

Artikulli paraprak136 shkelje “kimike” nga regjimi sirian
Artikulli vijuesTalibanët bëjnë avancime të reja territoriale në Afganistan