136 shkelje “kimike” nga regjimi sirian

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) deklaroi se, vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalon përdorimin e armeve kimike, brenda tre viteve e ka shkelur 136 herë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e SNHR-së me rastin e tre vjetorit të sulmit të regjimit në rajonin e Gutas Lindore të kryeqytetit sirian ku ishte përdorur gazi helmues thuhet se “Vendimi me numër 2118 i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili ndalon përdorimin e armeve kimike, që nga data që është pranuar është shkelur 139 herë. 136 nga këto janë kryer nga ana e regjimit, ndërsa 3 nga ana e DAESH-it.”

Duke e shënuar Asad-in, në raport njoftohet se “fajtori” ende nuk është dënuar dhe shtohet se “Regjimi i Asad-it, para vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 33 herë ka përdorur gaz helmues. Ndërsa pas vendimit 136 herë ka kryer sulme me armë kimike.”

Në raport gjithashtu potencohet se nga rajonet ku është përdorur gaz helmues 97 përqind janë nën kontrollin e opozitarëve, ndërsa 3 përqind nën kontrollin e DAESH-it, theksohet se sulmet me armë kimike më së shumti janë kryer në Idlib, në zonat rurale të Damaskut dhe Hama.

– 88 persona humbën jetën, prej të cilëve 30 janë civilë –

Nga viti 2013, kur është marrë ky vendim, në këto sulme kanë humbur jetën 88 persona, prej të cilëve 30 janë civilë, 45 të burgosur janë në dorë të opozitarëve ndërsa 7 të burgosur në dorë të forcave qeveritare. Bëhet e ditur se nga civilët e vrarë, 20 janë fëmijë, ndërsa 8 janë gra.

Gjithashtu në raport theksohet se me përdorimin e gazit të klorit janë shkelur vendimet numër 2118 dhe 2209 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjes e cila parashikon mospërdorimin e gazeve helmuese, që më 14 shtator të vitit 2013 është nënshkruar nga ana e qeverisë së Sirisë.

Ka njoftime se në sulmin me armë kimike të kryer nga ana e regjimit të Asad-it, më 21 gusht të vitit 2013 ndaj Gutës Lindore të Damaskut kanë humbur jetën mbi 1 mijë e 400 njerëz, ndërsa janë plagosur mbi 10 mijë civilë, prej të cilëve shumica janë fëmijë dhe gra.

Artikulli paraprakNë Danimarkë FETO humbi qindra studentë
Artikulli vijuesRegjimi sirian bombardon një lagje të Halepit, 7 të vdekur