Zyrtarët të cilët publikuan emrat e të vdekurve, thanë se 22 nga viktimat janë fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë mësimdhënës.
Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të spitalit fushor, është rritur në 35 numri i personave që humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të regjimit sirian dhe aleatëve ndaj një shkolle dhe çarshisë në vendbanimin Has në veri të Idlibit.
Regjimi i Asadit ka vendosur në objektiv zona të ndryshme të rajonit Duma duke e qëlluar me raketa tokë-tokë. Si pasojë e një sulmi më 16 gusht 2015 nga avionët e ushtrisë të cilët bombarduan një treg humbën jetën 115 persona ndërsa 300 të tjerë u plagosën.
Ekipet e Mbrojtjes civile paraprakisht kishin njoftuar se avionët rusë kanë ndërmarrë 12 sulme në vendbanimin Has ndaj një shkolle dhe çarshisë.
Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) më vonë doli me deklaratë duke njoftuar se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 22 fëmijë dhe gjashtë mësues dhe se ky ishte “sulmi më i përgjakshëm” ndaj një shkolle që nga fillimi i luftës në Siri e cila po zgjat më shumë se pesë vite.