Përfaqësuesi i Sirisë në OKB e akuzoi organizatën bamirësie MSF (Mjekët pa kufij) dhe ndihmësit mjekësor se po qënfrojnë në frontin e inteligjencës franceze në Siri, dhe hodhi poshtë akuzat se sulmet ajrore ruse kishin shkatërruar një prej spitaleve të saj.
“I ashtuquajturi spital është instaluar pa ndonjë konsultim paraprak me qeverinë siriane nga ana e të ashtuquajturit rrjet francez i mjekëve MSF, e cila është një degë e inteligjencës franceze që vepron në Siri”, tha ambasadori Bashar Ja’afari.
Mjekët pa Kufij (MSF), thanë se të paktën 11 persona janë vrarë, pasi spitali në provincën Idlib u shkatërrua të hënën në mëngjes, por MSF nuk e ka akuzuar askënd për sulmin.
Por ambasadori francez Francois Delattre u përplas me ambasadorin sirian për “vërejtjet e tij revoltuese” dhe tha se ai edhe një herë “tregoi edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë.”
Ambasadori sirian foli pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirruar nga Rusia për të diskutuar veprimet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë. /MESAZHI/