Vazhdojnë pa ndërprerje punimet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan

“Pilotimi i vendit të ndërtimit sapo ka përfunduar. Momentalisht jemi duke vendosur ankerat” tha Şentürk dhe pohon më tej se shpreson që deri më 20 korrik të përfundojnë të gjitha punimet që kanë të bëjnë me gërmimet.
 
 
 Vazhdojnë punimet pa ndërprerje për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë e cila konsiderohet se do të jetë më e madhja në Ballkan. Në një prononcim për Anadolu Agency shefi i kantierit të ndërtimit të kësaj xhamie, Hüseyn Şentürk, ka deklaruar se punimet në këtë kantier vazhdojnë pa ndërprerje.
 
“Pilotimi i vendit të ndërtimit sapo ka përfunduar. Momentalisht jemi duke vendosur ankerat” tha Şentürk dhe pohon më tej se shpreson që deri më 20 korrik të përfundojnë të gjitha punimet që kanë të bëjnë me gërmimet.
 
Şentürk në vazhdim të fjalës së tij deklaron se ata synojnë që brenda 15 gushtit të fillojnë me ndërtimin e beton armesë, ndërkohë ai thekson se janë në kontakt me firmat nënkotraktore për tenderimin e punimeve në vazhdim.
 
Ai gjithashtu shprehet se synimi kryesorë i tyre është që pas dy Ramazaneve besimtarët e Tiranës të kenë mundësinë që të gjithë së bashku të falen në këtë faltore në mënyrë të qetë dhe të gëzuar.
 
Şentürk rikujtoi edhe bisedën më Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ku u vendos edhe një kohë prej 24 muajsh për përfundimin e ndërtimit. Në këtë kontekst ai shprehet: “I dhamë fjalën Presidentit Erdoğan. Po punojmë me të gjitha kapacitetet për arritjen e këtij synimi”.
 
Ndërkohë zyrtarisht më 13 maj 2015 është inauguruar nisja e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Në ceremoninë e hedhjes së themelit të saj merrnin pjesë, presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
 
Xhamia e Namazgjasë së Tiranës e cila financohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet Vakfı) do të ndërtohet në një hapësirë prej rreth 10 mijë metrash dhe do të ketë një hapësirë ndërtimi prej rreth 5 mijë metrash katrorë, me një kapacitet pre 4500-5000 persona.
 
Xhamia e Namazgjasë pritet të jetë një qendër multi funksionale, ku pjesë e saj do të jenë: një sallë konferencash me një kapacitet prej 332 personash, një hapësirë me 10 klasa ku do të mësohet Kur’an-i Kerim si dhe një muze i cili do të quhet edhe ndryshe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.kohaislame
Artikulli paraprakSamsung Galaxy S6 shpallet telefoni më i shpejtë në botë!
Artikulli vijuesTurqi, aksidentohet anija-cisternë me një tjetër pasagjerësh, një pjesë e karburantit në det