Përfaqësuesi i Sirisë në OKB e akuzoi organizatën bamirësie MSF (Mjekët pa kufij) dhe ndihmësit mjekësor se po qënfrojnë në frontin e inteligjencës franceze në Siri, dhe hodhi poshtë akuzat se sulmet ajrore ruse kishin shkatërruar një prej spitaleve të saj.
“I ashtuquajturi spital është instaluar pa ndonjë konsultim paraprak me qeverinë siriane nga ana e të ashtuquajturit rrjet francez i mjekëve MSF, e cila është një degë e inteligjencës franceze që vepron në Siri”, tha ambasadori Bashar Ja’afari.
Mjekët pa Kufij (MSF), thanë se të paktën 11 persona janë vrarë, pasi spitali në provincën Idlib u shkatërrua të hënën në mëngjes, por MSF nuk e ka akuzuar askënd për sulmin.
Por ambasadori francez Francois Delattre u përplas me ambasadorin sirian për “vërejtjet e tij revoltuese” dhe tha se ai edhe një herë “tregoi edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë.”
Ambasadori sirian foli pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirruar nga Rusia për të diskutuar veprimet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë. /MESAZHI/
You Might also Like
Ja si përkujtohet masakra e Srebrenicës në Sarajevë
21-vjetori i masakrës së Srebrenicës është përkujtuar me një instalacion në Bosnjë. Një Sarajevë është…
By
1 Min Read
Një mesazh i shkurtër nga sureja El-Kehf
Le të analizojmë pak ajetin 82 të sures El-Kehf ku thuhet: “Për sa i përket…
By
3 Min Read
2 të vrarë dhe 170 të plagosur në përleshjet në rajonin Mansura të Egjiptit
Burimet egjiptiane të informimit kanë njoftuar se në përleshjet që kanë ndodhur mes përkrahësve dhe…
By
1 Min Read
A do ta shkarkojë Haradinajn partia që e shkarkoi Mustafën?
Paralajmërimi i subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës se do të iniciojnë mocion mosbesimi për…
By
3 Min Read
MASAKRA E MUSLIMANËVE NË ÇAMËRI NDER SHEKUJ
Çamëria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr këtë emër nga lumi Tiamis, qysh në…
By
24 Min Read
Rexhepi: Refugjatët janë viktimë e terrorizmit e jo prodhues të akteve terroriste
Aktivisti qytetar nga organizata jo qeveritare “Legis” , Jasmin Rexhepi, në emisionin e fundit “Jadi…
By
3 Min Read
