Burimet egjiptiane të informimit kanë njoftuar se në përleshjet që kanë ndodhur mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Morsi në qytetin Mansura të këtij vendi të paktën 2 persona janë vrarë dhe rreth 170 të tjerë janë plagosur.
Kështu thuhet në një njoftim të kanalit televiziv BBC i cili njoftoi se deri më tani nuk është publikuar asnjë deklaratë zyrtare rreth numrit të personave të vrarë apo të lënduar gjatë këtyre përleshjeve, por është shumë e qartë se gjendje në këtë qytet është shumë kritike. Edhe kanali televiziv Euronews ka njoftuar se forcat e sigurisë dhe ato ushtarake janë dislokuar për rreth objekteve të rëndësishme si ato të administratës lokale, Radio Televizionit dhe bankave. Autoritetet e sigurisë në Egjiptit kanë deklaruar se do të reagojnë dhe ndërhyjnë në çfarëdo lloj trazirash që mund të shkaktohen në vend. Të dy palët në këtë përleshje kanë përdorur mjete të ndryshme dhe kanë sulmuar njëra tjetrën. Forcat e sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës kundër kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Morsi.
You Might also Like
Izraeli voton në zgjedhjet e përgjithshme
Në Izrael janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Sondazhet e opinionit kanë…
By
Redaksia
1 Min Read
Arabia Saudite tërheq ambasadorin e saj nga Kairo
Arabia Saudite e thirr në atdhe ambasadorin e saj nga Egjipti për konsultim dhe përkohësisht…
By
Redaksia
2 Min Read
Abbas: Të ndalojnë sulmet ndaj palestinezëve
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në kampet e refugjatëve…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan, lideri më i pëlqyer në Evropë
Sipas studimit të Burson-Marsteller, Erdogan është një ndër 3 liderët që është pëlqyer më shumë…
By
Redaksia
1 Min Read
Sergei Lavrov: opozita siriane po përdor artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore
Opozita siriane në Kusair ka përdorur artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, deklaroi në një…
By
Redaksia
1 Min Read
Në shkollat fillore të Vjenës muslimanët me numrin më të madh
Të hënën, kur ra zilja e parë në shkollat e Vjenës, 50 mijë fëmijë të…
By
Redaksia
1 Min Read
