Qendra Greke për kontrollë dhe parandalim të sëmundjeve ka njoftuar se është regjistruar rastii parë i Hepatit A te refugjatët që për momentin qëndrojnë në kampin Idomeni, në kufirin greko-maqedonas.
Hepatit A është gjetur te një vajzë siriane 9 vjeçare, e cila është dërguar në shërim të mëtutjeshëm në Selanik, ku thuhet se gjendja e saj është stabile.
Rasti i 9-vjeçares ka bërë që Qendra të nisë një fushatë informimi për higjienë, dezinfektim toaletesh dhe përdorimi i ujit të pastër për pije. Në Idomeni vazhdojnë të qëndrojnë refugjatë të cilët kanë mbetur aty pas mbylljes së kufirit nga Maqedonia, bashkë me vendet tjera ballkanike, të cilët kanë vendosur kufizime në pranimin e tyre.
Edhe Bullgaria ka dërguar ndihma humanitare në kampin Idomeni, ndërkaq trafikantët i marrin refugjatët dhe i sjellin deri në fshatrat përreth kufirit, ku i gënjejnë kinse i kanë dërguar në Serbi.