Amerika është e njohur me atë se banorët e saj shpesh shpërngulen nga një vend në tjetrin. Paramendohet se mesatarisht nga një familje amerikane kurrë nuk qëndron në një vend më shumë se pesë vjet. Në këtë kuptim ne ishim familje e vërtetë amerikane. Në ato vite u larguam nga Seattle në një paralagje të Los Anxhelosit në Kaliforni. Fqinji i parë musliman ishte vëlla Abdulvehabi. Me të takoheshim çdo ditë në xhami dhe shpesh pinim çaj së bashku. Një ditë Abdulvehabi na tregoi tregimin e tij rreth sprovave dhe problemeve që ka pasur derisa gruaja e tij Rejhana kaloi në fenë islame. Ky është tregimi i tij jetësor:- Kur u martova nuk kam qenë musliman aktiv, e as gruaja ime Rejhana nuk e praktikonte Kristianizmin. Unë shkoja ndonjëherë në xhami, ndërkohë që ajo kurrë nuk shkonte në kishë. Së shpejti Allahu i Lartësuar na dhuroi femijë. Unë fillova dalëngadalë ta bindja që të vinte me mua në xhami e ajo rreptësisht refuzonte. E për çudinë time filloi të shkonte edhe në kishë.
Në fund i ofrova një kompromis. Një javë unë do të shkoja me të në kishë që ta vizitoja vendin ku luten kristianët e javën tjetër ajo duhej të vinte në xhami me të njëjtat kushte. Qëllimi im ishte që në çfarëdo mënyre ta vëja në kontakt me Islamin. Ajo e pranoi këtë kompromis me plot dëshirë.
Në atë moment i thashë vetes: “Duhet të filloj ta praktikoj drejt Islamin e të sillem me fqinjët dhe të gjihtë ata që me rrethojnë në mënyrë islame. Kjo është e vetmja rrugë që ajo të kuptonte domethënien e vlerave të vërteta islame”. Jam munduar shumë që të përmirsohesha. Është e vështirë që si të mirat ashtu edhe të metat të fshihen nga gruaja për shkak të afërsisë që ka njeriu me gruan e tij.
Ka qenë mënyrë e re, por mënyrë e përkryer e jetës. Më duhej të sillesha sa më mire në mënyrë që në Rejhanën të lëja përshtypje sa më të mirë. Ajo, pas përvojave të mira në shtëpi dhe në shoqërinë musliane filloi ta kuptojë Islamin. Respekti i saj ndaj Islamit rritej nga dita në ditë. Shpejt erdhi dita dhe pranoi Islamin. Falenderimi i takon Allahut. (Këtu përfundon tregimin Abdulvehabi).
Rejhana u bë tjetër grua. Filloi të mbajë shami dhe gjithmonë pyeste se përse muslimanet e lindura në Islam nuk visheshin në pajtim me rregullat islame. Insistonte që fëmijët e muslimanëve të mos shkollohen askund përveç se në shkolla islame. Gjatë kësaj kohe çdo ditë e më shumë mësonte për Islamin. Nga burri i saj kërkoi audio kasetat me ligjëratat e Dr. Muhammed Siddikut. Ato ligjërata mbaheshin në xhamië tonë në lëminë e fikhut.
Problemet e Abdulvehabit përfunduan, por problemet e Rejhanes vetëm sa filluan. Më herët thamë se ajo mundohej që të mësonte sa më shumë e gjithashtu çka mësonte të re e praktikonte dhe kështu e ndryshonte jetën e saj. Këtë ajo e arsyetonte me faktin se çdo gjë që mësonte ia kënaqte arsyen dhe zemrën. Vlerat islame i pranonte me maturi të plotë. Pas çdo bisedë me të e shihnim se ajo në praktikimin e Islamit ishte muslimane më e mire se shumë muslimanë të tjerë që kishin lindur si muslimanë. Dashuria dhe kujdesi i saj ndaj praktikimit të Islamit ishte inspirim i vërtetë për neve. Rejhana më së shumti e falenderonte burrin për këtë dhuratë: Fenë Islame dhe vlerat e saj.
Për prindërit e saj që jetonin në Cikago kjo ishte shokim i vërtetë. Ata silleshin shumë armiqësisht pasi ajo e pranoi Islamin. Babai i saj nga natyra ishte njeri arrogant dhe i vrazhdë. Pasi ata i ndërprenë vizitat Rejhana mendoi se ajo e kishte obligim që t’i vizitonte në mënyrë që të mundohej t’u shpjegonte rrugën e drejtë.
Më kujtohet kur u kthye në Los Anxhelos e tëra e lodhur dhe e dërmuar. Jo rrallë i merrte edhe fëmijët me vete ne Çikago. Gjyshi dhe gjysha kanë qenë të befasuar me sjelljet, moralin dhe virtytet e nipave të tyre. Thellë në zemrën e tyre filluan ta hetojnë se Islami nuk është ashtu si e mendonin ata. Me këtë edhe gjërat filluan të normalizoheshin. Prindërit e saj bile edhe vendosën ta vizitojnë në Los Anxhelos. Ly lajm shpejt u shpërnda në mesin tone. Shpejt ata erdhën e ne ishim shumë të befasuar e të kënaqur.
E ftova familjen e Abdulvehabit tek unë për darkë e gjithashtu e ftova edhe familjen Nesim, pasiqë zonja Nesim ishte prej muslimaneve amerikane te reja qe visheshin sipas rregullave silame. Qëllimi ishte që prindërve të Rejhanes t’iu jepnim mundësi që të njiheshin më mirë me muslimanët. E kaluam atë mbrëmje pranverore së bashku e qëndruam deri afër mesnatës. Me kalimin e kohës çifti i vjetër bashkëshortor ishin shumë e më shumë të disponuar. U ndamë me një disponim të madh e kënaqësi të madhe.
Një ditë më tregoi gruaja ime se e kishte parë Rejhanen duke qarë pasiqë nëna e saj ishte sëmurë. Ajo kishte frikë se mos po i vdiste nëna pa kaluar në Islam. Fatkeqësisht kjo edhe ndodhi. Nëna e saj vdiq si qafire.
Marrë nga libri: “Rrëfime të vërteta të muslimanëve të rinj amerikanë”, Imtiaz Ahmed