Studentët, fëmijë të dëshmorëve e veteranëve të luftës, të cilët protestuan disa herë para dyerve të universitetit të Prishtinës, duke kërkuar pranimin e tyre në universitet, kanë qenë të keqpërdoren nga qarqe brenda dhe nga jashtë universitetit.
Kështu ka thënë Rektori i Universitetit “Hasan Prishtinës”, Ramadan Zejnullahu, në emisionin Forum të Televizionit Rrokum.
Mirëpo çështja e memorandumit sipas tij, është e mbyllur.
Duke folur për cilësinë e arsimit në Universitetin e Prishtinës, Zejnullahu ka deklaruar se ka interes te jashtëzakonshëm për doktoratë, ku gjithsej janë 459 të interesuar, por ai nuk është i kënaqur me vlerën e doktoratave.kohaislame