Personat anemik duhet të konsumojnë hurmat sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit, sidomos rekomandohet për fëmijët gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna.
Në rast se gjatë shtatzënisë konsumohet hurma të paktën një muaj para lindjes, do të keni më pak dhimbje gjatë procesit të lindjes si dhe më pak gjakderdhje.
Dicka e tillë tashmë e vërtetuar edhe shkencëtarisht nga hulumtimet në Universitetin e Shkencave në Jordani, përcjellë Klan Kosova.
Përveç kësaj hurma është një ndihmës i mirë dhe ushqim mjaft pozitiv për shëndetin e nënave edhe pas lindjes.
Hurmat ndihmojnë nënat në prodhimin e mjaftueshëm të qumështit të gjirit për fëmijën e poashtu edhe parandalon depresionin.