Rëndësia e logos ne promovimin e biznesit!

Logoja e mirë është shumë e rëndësishme për promovimin e kompanisë apo produktit, por duke pasur parasysh çmimet që disa kompani, si Coca-Cola, Nike apo British Petrol “posedojnë” logot më të njohura, është e qartë se depërtimi në treg edhe nuk është domosdoshmërisht i lidhur drejtpërdrejtë me çmimin e saj.

Logot dhe sloganet janë një pjesë e domosdoshme e të gjitha kompanive kryesore të botës në fushatat për njohjen e kompanive dhe produkteve të tyre në treg, kurse çmimet për të cilat janë blerë disa nga logot më të famshme sillen nga 15 deri në disa qindra milionë dollarë, kurse shumica prej tyre kanë arritur deri në logo të mirë pa paguar asgjë.

Natyrisht që lista e kompanive që kanë bërë pagesa “të majme” për logot e tyre është shumë më e gjatë sa ajo që e përmendëm më sipër, por agjencitë që merren me punimin e ikonave grafike fitojnë shuma të majme të parave në përgatitjet e logove të ngjarjeve të ndryshme sportive dhe ngjarjeve të tjera. Megjithatë, jo të gjitha logot e famshme botërore janë paguar me çmime marramendëse parash.

BBC me ardhjen e epokës së internetit dhe televizionit digjital në vitin 1997 vendosi të ndryshojë logon, sepse figurat e pjerrëta dhe simbolet me ngjyra shkaktonin probleme gjatë emetimitit në ekranet e këqija. Redizajneri thjesht korrigjoi mini katrorët ku shkruhej “BBC” dhe hoqi detajet e tepërta. BBC për këtë pagoi 1.8 milion dollarë.

Kompania Pepsi në vitin 2008 ribrendoi logon e saj, që i kushtoi një milion dollarë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet, se kompania për ribrendimin e të gjitha produkteve të saj harxho shumën marramendëse prej 1.2 miliard dollarësh.

Coca-Cola logon e saj e ka fituar falas, konkretisht, logoja e famshme ishte bërë nga Frank Mason Robinson, kontabilisti i themeluesit të kompanisë John Pemberton të viteve të lërgëta 1885, i cili ia dha emrin këtij brendi.

Kompania Google gjithashtu nuk ka paguar asnjë cent për logon e saj, që është vepër e bashk-themeluesit Sergey Brin.

Rrjeti social Twitter për logon e tij me “zog” ka paguar 15 dollarë, duke përdorur burimet e internetit dhe iStockphoto, kurse autor i saj për këtë mori vetëm gjashtë dollarë.

Kompaninë Nike, e cila nuk e ka paguar shtrenjtë logon e saj, por në fund, autori u bë i pasur për shkak të saj. Studentja e dizajnit grafik, Carolyn Davidson në vitin 1971 krijoi logon e Nike-s, për të cilën mori 35 dollarë. Pasi që logo u bë një hit, kompania i dha autores një orë ari dhe disa aksione të kompanisë të cilat në atë kohë nuk kishin një vlerë të madhe. Sot këto aksionet kanë vlerë më shumë se 600.000 dollarë.

Artikulli paraprakNAGASAKI & HIROSHIMA / Prova e Forcës: Amerika donte t’i dërgonte një mesazh Stalinit. Japonia ishte viktima
Artikulli vijuesSANDERS KENTUCKY, MILIARDERI QË DËSHTOI TËRË JETËN!