Rënia e flokëve

Rënia e flokëve mund të jetë normale (rënia e trashëguar e flokëve), ose anormal-e, që zakonisht është e përkohshme.

Humbja e flokëve mund të prekë meshkujt, gratë dhe fëmijët dhe ekzistojnë një sërë arsyesh që kontribuojnë në të.

Rënia e trashëguar e flokëve – Lloji më i zakonshëm i rënies së flokëve tek meshkujt është “modeli mashkullor tullac” ose ndikimi hormonal androgjene-tik, që është edhe shkaku i 95% të rasteve të rënies të flokëve tek meshkujt. Ajo zakonisht fillon rreth moshës 30 vjeçare, por mund të ndodhë në çdo kohë pas pubertet-it. Modeli i rënies së flokëve, është përcaktuar që të jetë gjenetike. Gratë gjithashtu mund të përjetojnë “ndikimin hormonal androgjenetik”, por rënia e flokëve tek femrat është ndryshe në krahasim me meshkujt. Zakonisht fillon rreth moshës 30 vjeçare dhe bëhet e dukshme në moshën 40 vjeçare. Në disa raste mund të jetë akoma dhe më e dukshme pas menopauzë-s.

Rënia e përkohshme e flokëve – Ka shumë shkaqe të përkohshme të rënies së flokëve, që janë:

Lindja e fëmijës; kur gruaja është shtatzënë pëson rënien e flokëve më pak se zakonisht, por pas dy–tre muajsh pasi ajo të ketë lindur, vihet re një sasi e madhe e rënies së flokëve;
Temperatura e lartë, një infeksion i rëndë ose grip;
Sëmundja e tiroides;
Pamjaftueshmëria e proteinave në dietën tuaj ose mbajtja e një diete ekstreme;
Disa ilaçe, që përfshijnë pilulën kontraceptive;
Trajtimi i kancer-it;
Mungesa e hekurit;
Shkaqet psikologjike; si p.sh. çrregullimi i pandreqshëm ose stresi i rëndë;
Kirurgji-a ose sëmundjet kronike;
Infeksionet fungale të kokës;
Dëmtimi nga tërheqja e fortë e flokëve dhe nga hekuri (pjastra);
Dëmtimi kimik nga produktet e flokëve.
Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Nëse humbja juaj e flokëve është e papritur;
Nëse koka juaj duket e skuqur, me luspa dhe e kruajtshme;
Nëse ju kohët e fundit keni lindur dhe keni humbje të flokëve;
Nëse ju kohët e fundit keni filluar një mjekim të ri ose keni patur kemioterapi;
Nëse ju keni sëmundjen e tiroides, një mungesë ushqimi dhe një sëmundje autoimune (autoimune çrregullime);

Artikulli paraprakSa do të jenë pagesat për autostradën “Rruga e Kombit”?
Artikulli vijuesVertigo (marrje mendsh)