Rënia në peshë, disa truke si të “thyejmë” urinë

Përveç dëshirës për të shijuar ushqimet e preferuara, stresit dhe shpeshherë edhe dhimbjes së kokës, mund të ndodhë që të “tundohemi” e ta lëmë dietën përgjysmë, duke rifituar menjëherë peshën e humbur, madje më shumë.

Por nëse punoni dhe dita juaj është e zënë, kjo ju favorizon në mbajtjen e dietës. Një nga “sekretet” e rënies në peshë ka të bëjë me “thyerjen” e urisë, ndryshe ushqime që konsumohen në sasi të vogla, por që japin ndjesinë e ngopjes.

Janë disa ushqimet që të krijojnë ndjesinë e ngopjes, kjo për shkak të përbërjes së tyre. Për shembull, ushqimet e pasura me Omega 3 si sardelet dhe salmoni, ndikojnë te leptina, hormoni që lidhet drejtpërdrejt me procesin që bën të mundur asimilimin e kalorive.

Për këtë arsye, nutricionistët këshillojnë konsumimin e ushqimeve si salmon, sardele, papaja, kos dhe shpargull. Por jo vetëm kaq, edhe kokoshkat mund të ndihmojnë të kaloni një vakt, me kushtin e vetëm që të jenë pa përbërës të shtuar dhe me pak kripë.

Në fund, aleatja e përhershme e shëndetit: molla. Mjafton një mollë për ta ndier veten të ngopur, kjo falë ujit dhe fibrave që gjenden në sasi të mëdha në përbërje të saj./GD/kohaislame.com

Artikulli paraprakDisa rregulla të përdorimit të Skype dhe Facebook
Artikulli vijuesSelino: 6 Përfitime duke u ushqyer me të