Shumica e amerikanëve qëndrojnë ulur mbi 9 orë çdo ditë, dhe kjo tashmë është kuptuar si një faktor i madh rreziku për shumë sëmundje shëndetësore kronike të tilla si obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Qëndrimi ulur për intervale të gjata kohore të çon në obezitet për disa arsye: Ky pasivitet zvogëlon aktivitetin e enzimës lipoprotein lipase, e cila ndihmon në djegien e yndyrës. Përveç kësaj, metabolizmi është i ngadalësuar, kështu që kjo vështirëson mundësinë e trupit për të djegur kalori. Efektet e dëmshme nga qëndrimi i tepërt ulur janë shumë të theksuara sa që edhe ushtrimi i rregullt 30 minuta në ditë, pesë herë në javë, nuk do t’i kompensojë efektet negative shëndetësore. Mungesa e aktivitetit fizik dhe qëndrimi ulur për orë të tëra në ditë mund të sjellë dobësim të zemrës. Gjithashtu rrit presionin e gjakut dhe zvogëlon diametrin e venave duke rritur kështu më tej rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve të fundit qëndrimi ulur për kohë të zgjatura ishte i njëjtë si për ata persona që kishin patur më parë probleme me zemrën, dhe si për ata të tjerët të cilët nuk kishin patur probleme të tilla më parë. Kjo do të thotë se është një rrezik tepër i madh për të gjithë njerëzit të cilët e praktikojnë këtë pasivitet. Çdo orë shtesë ulur rrit rrezikun e paaftësisë duke ju bërë që të mos jeni të aftë të ngriheni dhe nga krevati apo të kryeni veprimtari të tjera të përditshme sipas moshës . Ushtrimet nuk e fshehin rrezikun, edhe pse aktivitete të rregullta ç’lodhës mund të ndihmojnë në zbutjen e dëmeve.Mbajtja e muskujve në gjendjen e duhur, ecja përgjatë ditës në mënyrë të rregullt është ideale për lëvizshmërinë tuaj në të ardhmen.
You Might also Like
Çfarë hanë njerëzit e shëndetshëm për mëngjes?
Njerëzit me figurë të hollë dhe me një peshë të shëndetshme, kanë fruta dhe drithëra…
By
1 Min Read
Zogjtë shtegtarë dhe ethet hemorragjike
Ethet hemorragjike Crimean-Kongo - të zakonshme në Afrikë, Azi dhe Ballkan - ka filluar të…
By
2 Min Read
6 fakte shkencore se qershia ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj
Jo vetëm që janë të shijshme për tu shijuar, por ka edhe arsye shëndetësore të…
By
3 Min Read
Implantet e dhëmbëve, kush mund t’i realizojë
Një aspekt i rëndësishëm i implantologjisë moderne dhe evolucionit të saj të vazhdueshëm është se…
By
1 Min Read
Mangësitë ushqimore që shkaktojnë depresion
Depresioni përbën sot sëmundjen më të përhapur në botë dhe që për fat të keq…
By
4 Min Read
Mbi 250 infermierë kosovarë do të punësohen në spitalet e Gjermanisë
Qeap-Heimerer”, në bashkëpunim me “WBS Expert Solutions” nga Gjermania, sot inauguruan programin Gjermano-Kosovar për Arsim…
By
6 Min Read
