Renzi: BE-ja lançon fluturake në Mars, por “bie” në Idomeni

Kryeministri italian Matteo Renzi, tha se Bashkimi Evropian (BE) ishte i sukseshëm në lançimin e anijes kozmike në Mars, por nuk mund të “luftojë” me një numër të madh të refugjatëve të “bllokuar” në Idomeni të Greqisë, pranë kufirit me Maqedoninë, raporton Andolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar sot parlamentit, në prag të Samit të nesërm Turqi-BE, Renzi theksoi se takimi i tretë i Këshillit Evropian në një muaj tregon se “disa çështje nuk shkojnë si duhet”.

Ai kujtoi ministrat italian se dje Agjencia Evropiane e Hapësirës ka lançuar ​​anijen “Exo Mars” në të ashtuquajturin Planeti i Kuq, të cilën e komentoi me fjalët: “Evropa shkon në Mars, por ra në Idomeni”.

“E patë foshnjën e sapolindur në kampin e refugjatëve të cilën e lajnë me ujë në shishe”, tha kryeministri italian, duke iu referuar fotografisë së fotoreporterit të AA-së që kishte kapur në Idomeni, e cila bëri xhiron e botës.

Pas publikimit të saj dhe kritikave për mos zgjidhjen e problemit të refugjatëve në Idomeni, Greqia ka njoftuar se “në ditët e ardhshme” do të merret më këtë çështje.

Aktualisht, rreth 10 mijë refugjatë janë vendosur në Idomeni, pasi që u është pamundësuar kalimi për në vendet e Evropës perëndimore.

Artikulli paraprakIlaçi natyral që shëron problemet me frymëmarrje
Artikulli vijuesShejh Albani, shqiptari që u bë dijetar i shekullit të kaluar në botën islame (Video).