Replikë në distancë me moderatorin e KTV-së Adriatik Kelmendi

Replikë në distancë me moderatorin e KTV-së Adriatik Kelmendi (kuptohet, sa për të mbuluar “normën” ditore me postime)

Gjatë një postimi të djeshëm “eksperti” Kelmendi bëri një akuzë ironike ndaj të gjithë atyre muslimanëve që nuk e shkruajnë si duhet formën e drejtë të përkatësisë së tyre fetare, mysliman dhe jo ta shkruajnë gabimisht musliman. Thuajse aspekti drejtshkrimor është barometër vlerësuese në shkallën e besimit të një muslimani. Ju vlerësoj për njohurit që keni, ama ndonjëherë ja fut kot sa për të thënë diçka. Forma e drejtë (origjinale) shkruhet: musliman, ndërsa forma jo e drejtë (gabim) shkruhet: mysliman (ndikim nga gjuha turke, që na përcjellë edhe sot e kësaj dite, pasi gjuha arabe nuk e ka vokalin: y).
Ndoshta pak u ngute, sikurse aMkademiku Mehmet Kraja. Je yll në gazetari, por analfabet në çështje të fesë.
Konkluzion: merru me sferën tuaj profesionale si gazetar, pasi sfera e fesë është terren i panjohur për ty. -via @Shpejtim Morina

Artikulli paraprakPo kush K…rajen koka ky Mehmet Kraja…
Artikulli vijuesNacistët turq, serbë e grekë dhe islamofobët shqiptarë, janë të njejtë