Reshjet e shiut në Shkup, Vardari del nga shtrati

0
345

Si pasojë e reshjeve të pa ndërprera të shiut një pjesë e lumi Vardar ka dal nga shtrati, bëhet fjalë për pjesën e shëtitores pranë Qeverisë.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, tha se situata është nën kontroll dhe se janë marrë masat e nevojshme.

“Sot në mëngjes lumi Vardar ka dal nga shtrati në pjesën afër qeverisë. Ekipet janë në terren, e ndjekin situatën dhe kanë marrë masa për tu ndaluar rrjedha. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se çfarë dëmi i është bërë qytetit dhe qytetarëve me projektin “Shkupi 2014”, deklaroi Shilegov.

Në rajonin në Shkupit, reshjet që kanë filluar nga dje, kanë bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Vardar.

Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Në Çair rrugët janë të mbushura me ujë me çka ka vështirësuar komunikacionin./kp/