Restorantet, me certifikatë sigurie. Markimi nis nga Durrësi

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili e ka ndjekur nga afër fushatën për vendosjen e etiketave të sigurisë, shprehet se kjo nismë do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Kjo do të vazhdojë në të gjithë vendin. Ne s’do të bëjmë kompromis me sigurinë ushqimore. Ky mesazh është dhënë i qartë për të gjithë rrjetin e kateringut dhe bar-restoranteve. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm për të gjithë rrjetin e ofertës, që ka lidhje me sigurinë ushqimore”, tha Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Isuf Shehu shprehet se kjo çertifikatë është një garanci për konsumatorin.

“Çdo restorant, apo subjekt që e mban këtë certifikatë, do të thotë që është i kontrolluar në mënyrë rigoroze. Po ashtu, kjo certifikatë është edhe një përgjegjësi më e madhe për inspektorët, të cilët nuk mund të neglizhojnë asgjë gjatë kontrollit të tyre”, tha Isuf Shehu, drejtor i AKU-së.

Logo e sigurisë dhe pulla e inspektimit do të ngjitet në vende të dukshme të subjektit, si një dëshmi se ai është i kontrolluar nga AKU-ja dhe plotëson kushtet, sipas legjislacionit shqiptar, për garantimin e sigurisë ushqimore.

Artikulli paraprakKosova shkatërron 2 382 armë të vogla dhe të lehta
Artikulli vijuesHodhi qesen me mish të kalbur derri në një xhami në Londër, publikohen pamjet!