Sonila Meço fyen Maqedoninë pa identitet

Një lajm se kompania prestigjoze e veturave Aston Martin po planifikon të hapë një fabrikë në Maqedoni, e ka habitur dhe revoltuar prezantuesen televizive Sonila Meço.

“Nderkohe qe ne cdo kanal ‘strapacohen’ per te shpjeguar ate qe shqiptaret edhe sikur ta kuptojne, nuk e besojne, ja c’ndodh ne vendin ku se shpejti ka zgjedhje te parakohshme… Tek ne as vende pune, as drejtesi e as zgjedhje te parakohshme… Se mos harroj, ky vendi qe po thith investime duke i terhequr edhe nga ne s’ka as emer, as identitet…”, – ishin tonat e forta të gazetares ndaj shtetit fqinjë.

Në profilin e saj në Fb, ndërhyn ish-deputeti Andis Harasani, i cili i shkruan me ironi: “Sonila Meco e cna duhen ne investimet e medha! Nje rrobaqepesi per komca. Nje thertore publike dhe ngjyra bukura. Te tjerat me vone.”

Sonila Meco ia kthen: “Jo mo jo, shume i ke edhe kaq… Se me rezultatet e Telemetrix edhe nje serial turk puneson burrat ne shtepi… E kisha tek cudia e madhe se si nje vend ne kaos politik, zgjedhje te parakohshme, konflikte etnike, pa emer, me pubertet identitar, etj, etj, merr investime te huaja me shume se vendi ku studiot televizive jane 100 here me te shtrenjta se ato ne Maqedoni. A me kupton Andis Harasani?”.

Artikulli paraprakRevoltohet ‘Kauboji’: 5 mln shqiptaro-turq pa të drejtë vote
Artikulli vijuesMesazhi i fundit i 20-vjeçares: U vetëvra pasi dyshonte se i dashuri mysliman do martohej me dikë që i kishin paracaktuar