Rexhep Osmani suspendohet pas dyshimit për ngacmim seksual

Rexhep Osmani ish-ministri i Arsimit dhe profesor i Fakultetit të Edukimit, është suspenduar nga rektori Marian Dema pas raportimit se ai kishte ngacmuar seksualisht një studente të tij.

Lajmin për suspendimin e profesorit Osmani e ka konfirmuar Afrim Hoti, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtarë në UP.

“Rektori ka marrë vendim për suspendimin e z. Osmani deri në zbardhjen e plotë të rastit”, tha Hoti, njofton Gazeta Fjala.

Studentja që është ngacmuar të premten nga ish-ministri i Edukimit Rexhep Osmani, e kishte lajmëruar policinë dhe bashkëshortin e saj.

Osmani, pati mohuar të ketë ngacmuar seksualisht studenten, ashtu siç ishte raportuar, por ai ka pranuar se e ka përqafuar studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj.

Ai kishte thënë se përqafimin ndaj studentes e ka bërë meqë ka pasur lidhje familjare me të.

“Ka qenë një keqkuptim dhe s’ka pasur asgjë tjetër. Ajo që e ka keqkuptuar ka lajmëruar policinë në prill edhe kam shkuar në polici, e kam dhanë deklaratën. Çdo gjë do të jetë okej sepse prindërit kur kem biseduar [me ta] i kam sqaruar se kjo më ka thënë që i ka do të njohshëm, kushërira të mija, dhe unë jam sjellë normalisht me të”, kishte thënë Osmani.

 

Artikulli paraprakPresidenti i ri i Austrisë zotohet se do të bashkojë shoqërinë
Artikulli vijuesBiznesi milionësh i Ukës në emër të presidentit Rugova