Rezoluta e Parlamentit Evropian për gjenocidin në Srebrenicë

Përfaqësuesit e grupeve udhëheqëse politike në Parlamentin Evropian sot kanë rënë dakord për projekt rezolutën për Srebrenicën, të cilin do ta votojnë nesër në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg. Rezoluta për Srebrenicë është fut në rend dite pasi që propozimi i deputetit kroat Ivan Jakovçiçit që ajo të sillet më herët gjatë këtij muaji më parë është refuzuar, e pastaj është pranuar në procedurë të jashtëzakonshme. Në draftin i cili është krijuar me dakordimin e propozimeve të cilët dje kanë paraqitur përfaqësuesit e shtatë grupeve parlamentare(popullorët, socialistët, liberalët, gjelbrit,konservatorët si dhe parti të vogla euroskeptike) në mënyrë më të ashpër dënohet krimi në Srebrenicë, i cili në harmoni me aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë cilësohet si gjenocid. Përgjegjës për ekzekutimin masiv të më shumë se 8000 burrave dhe djemve mysliman boshnjak nga Srebenica drafti i cilëson” forcat  serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, me pjesëmarrjen e njësive paramilitare dhe jo të rregullta.”Ky është krimi i luftës më i madh që ka ndodhur në Evropë pas Luftës së dytë botërore”, shkruan në propozimin e rezolutës. Në tekstin e dakorduar përkujtohet se akoma 1200 boshnjak të Srebrenicës akoma llogariten si të zhdukur, sikurse me mijëra gra dhe fëmijë janë depërtuar, e shumë gra janë dhunuar.”Ngjarjet tragjike kanë lënë pasoja të thella emocionale dhe kanë krijuar pengesa afatgjate pajtimit politik të popujve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkruan në tekstin e draft rezolutës. Theksohet edhe bashkëpërgjegjësia e Kombeve të Bashkuara, të cilët nuk kanë realizuar mandatin për të mbrojtur banorët e “zonave mbrojtëse”.
 
Në propozimin e rezolutës dënohet  në mënyrë më të ashpër jo vetëm gjenocidi në Srebrenicë, por edhe të gjitha krimet e kryera në ish Jugosllavi, ndërsa familjeve të viktimave ju dërgohen shprehjet e sinqerta të ngushëllimeve.”Parlamenti evropian në mënyrë më të ashpër dënon gjenocidin në Srebrenicë dhe në mënyrë solemne deklaron se ky lloj i krimit kurrë më nuk guxon të përsëritet dhe do të bëjnë çmos që është në kompetencën e tyre që të mos përsëritet, refuzohet çdo mohim, relativizim dhe komentim jo i vërtetë i gjenocidit”, theksohet në dokument. Nga liderët politik të Bosnjës dhe Hercegovinës kërkohet të pranojnë ngjarjet nga e kaluara dhe bashkërisht të punojnë që të sigurojnë ardhmërinë më të mirë të gjithë qytetarëve, ndërsa nga shtetet fqinje, por edhe liderëve fetar, artistëve, punëtorë të kulturës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ju kërkohet që në këtë agjendë t’ju ndihmojnë sa të munden.
 
 
 
Parlamenti nënvizon përkushtimin e Bashkimit Evropian drejt perspektivës evropiane dhe për bashkimit të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në këtë proces.
 
“Parlamenti Evropian inkurajon zhvillimin e programeve arsimore dhe kulturore të cilët promovojnë mirëkuptimin e shkaqeve të këtyre krimeve dhe të ngritjes së ndërgjegjes për nevojën e mbajtjes që paqes dhe promovimit të drejtave njerëzore dhe tolerancës ndërfetare”, thuhet në fund, me përkrahje të posaçme për”Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës”, në ngritjen e ndërgjegjes dhe ndërtimit të bazave për pajtim.
 
Deputetët e Parlamentit Evropian për këtë propozim do të votojnë në seancën e nesërme plenare.
Artikulli paraprakCilët janë 15 çelësat e të mirës që hapin të gjitha portat që na duhen
Artikulli vijuesBarcelona e bleu Arda Turanin veç pse është musliman!