Rezultati i zgjedhjeve për kryetar të Istogut tashmë ka ndryshuar. Sipas anëtarit të KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti, kandidati i LDK-së Haki Rugova po prinë para Dreshajt për 75 vota.
Mbrëmë nga rezultatet preliminare nga KQZ-ja, Dreshaj doli me 52 vota më shumë.
Sot pritet që të bëhet numërimi i votave me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe ato me postë.
Me kusht janë gjithsej 415 vota, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë.
Kandidati i LDK-së Haki Rugova, ka marrë 9 mijë 901 vota, ndërsa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj, 9 mijë 826 vota.
Për shkak të dallimit të ngushtë në vota, numërimi i këtyre votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të Istogut.