Gani Dreshaj, është fitues i zgjedhjeve në Istog

Dreshaj prin me 52 vota ndaj Rugovës në garën për kryetar të Istogut

Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, është fitues i zgjedhjeve në Istog.

Sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka fituar 50.1 për qind të votave kundrejt atij të LDK-së, Haki Rugova që ka marrë 49.9 për qind e që i bie se vetëm 52 vota më shumë ka marrë kandidati i AAK-së.

Votat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votim ka qenë 20 mijë e 248 apo 41.27%.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka falënderuar qytetarët me të drejtë vote që morën pjesë në zgjedhje si dhe për kulturën demokratike që kanë treguar.

Artikulli paraprakÇmimet e produkteve bazë shënojnë rritje
Artikulli vijuesRezultati i zgjedhjeve për kryetar të Istogut tashmë ka ndryshuar për 75vota